KreuCelebrity

Bleona dhe Roberti mungojnë në Love Story, ja arsyeja!

Dy opinionistët e “Love Story” Bleona dhe Robert Aliaj nuk ishin pjesë e spektaklit të kësaj të hëne. Bleona ka mbetur në Amerikë, ndërsa Roberti në Belgjikë për shkak të Covid.

Ata janë infektuar me variantin Omicron, dhe me anë të një videomesazhi që u transmetua në program kanë treguar se nuk kanë simptoma shqetësuese.

Bleona: Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do të doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër.

Robert Aliaj:Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covidqë më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit.

Ndërkohë Alketa Vejsiu e cilësoi Robertin si një të keqe të domosdoshme, Të uroj shërim të shpejt, më duhet të them që je një e keqe e domosdoshme”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF