Ish-banorja e BBV-së, Antonela Berisha ishte sot në një lidhje direkte për emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, ku rrëfeu për eksperiencën e saj në këtë “reality show”.
Ish-banorja mes të tjerash tregoi se kush e meriton fitoren. Antonela u shpreh se sipas saj, në finale do të shkojnë Donaldi, Iliri, Einxhel dhe Arjola, ndërsa fitoren e meriton Donaldi. Sipas saj aktori është më reali ndër të gjithë brenda shtëpisë.
“Do të doja shumë që në finale të ishte Sabiani. Në finale do të jenë Iliri, Donaldi, Arjola dhe Einxhel.
Do doja që ta fitonte Donaldi se publiku e ka parë në shumë dimensione. Mendoj që e meriton ai se është më reali nga të gjithë ata”, deklaroi Antonela.