KreuCelebrity

Ha të njëjtat ushqime prej vitesh, a është ky sekreti i jetëgjatësisë së mbretëreshës Elisabetë?

Është 95 vjece dhe mbahet shumë mirë, fizkisht e mendërisht. Shumë pyesin a mos vallë sekreti i jetëgjatësisë së mbretëreshës Elisabetë duhet kërkuar tek mënyra sesi ushqehet dhe gatimi i shefit të saj personal. Shumë i rëndësishëm është regjimi që ndjek: ha rregullisht katër vakte në ditë, pa anashkaluar kurrë asnjërin: mëngjesi, dreka, pasdita e cajit dhe darka.

Shefi mbretëror Darren McGrady tregon se monarkja e nis ditën me caj, biskota e drithëra. Dreka është gjithmonë ose peshk në zgarë me spinaq dhe kunguj, ose sallatë dhe pulë po zgare. E vetmja ditë që e “prish“ me patate të skuqura, është e premtja, ndersa nuk heq dore pasdite nga paninet me marmalate.

Ndërkohë në menynë mbretërore, ndalohet rreptësisht hudhra!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF