KreuCelebrity

Ronela Hajati fiton Festivalin e 60-të të Këngës!

Këngëtarja Ronela Hajati është fituesja e Festivalit të 60-të të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar.

“Sekreti” i Ronelës do të jetë kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision që do të mbahet në Torino.

Këngëtarja teksa u shpall fituese ia dedikoi fitoren babait të saj të ndjerë. “Ky çmim shkon për babain tim”, tha ajo, duke shtuar se e ëma që ndodhet në sallë duhet të ndihet sot krenare për të.

Ndërkohë në vendin e dytë u rendit Alban Ramosaj me këngën “Theje”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF