Janë të vërtetë apo efekt i ndonje filtri të cuditëshëm? Kjo është pyetja me të cilën përballet më shumë Maria Oz në bisedat me ndjekësit online.
Ukrainasja vazhdon të befasojë me dimensionin e syve të saj, por edhe ngjyrën e vecantë të tyre.
132 mijë vetë e ndjekin në Instagram dhe shumë prej tyre kërkojnë të dijnë nëse sytë e saj gjigandë janë të vërtetë. Në fakt, fizionomia e saj është e rrallë, ndërsa përvec përmasave, sytë e vajzës janë mjaft joshës edhe për shkak të ngjyrës së tyre.
E reja është shfaqur në shumë videoklipe, ndërsa në foto, sytë e saj duken edhe më të mëdhenj nga sa janë në realitet. Duket përfituar nga tiparet e veta atipike, Maria është kthyer në modele dhe influencuese: ajo punon me firma të njohura dhe nxjerr përfitime nga popullariteti në rrjetet sociale.



















