KreuCelebrity

U tha se dalja e saj nga BBV ishte e planifikuar, Big Mama u përgjigjet akuzave!

Këngëtarja e njohur, Big Mama, u largua këtë të premte nga “Big Brother VIP” pas një debati të rëndë që ajo pati me Antonelën.

Menjëherë pas daljes së saj nisën aludimet se gjithçka ishte e planifikuar, dhe se këngëtarja kontratën me programin e kishte deri më 24 dhjetor.

Së fundmi në një intervistë për “Shqipëria Live”, Big Mama u pyet në lidhje me këto aludime,  “Nuk ka qenë e programuar aspak. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi”.

Ajo theksoi se nuk është penduar, as mërzitur për ato që ndodhën e as për daljen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF