Në ishullin Skopelos, gjithçka ka lidhjeme detin. Prandaj nuk është për t’u habitur, që varka luan një rol qendror në kulturën e banorëve të ishullit. Në dimër edhe në Skopelos njerëzit mblidhen brenda. Edhe Janis dhe vajza e tij Rijina zbukurojne shtëpinë e tyre për Krishtlindje. Bredhi i gjelbër dhe babadimri apo plaku i Vitit të Ri nuk kanë vend këtu. Ata zbukurojnë me drita një varkë, sipas një zakoni te vjeter gati të harruar.
“Dikur të gjithë njerëzit këtu i fusnin varkat në shtëpi. Tradicionalisht këtu nuk janë stolisur pemët, por varkat. Kjo me pemët ka ardhur shumë më vonë”, thote ai per Dojce Vele. Vetëm pasi shkëlqejnë direkët e varkave në miniaturë, atyre u duket se në ishull kanë ardhur Krishtindjet.
Kur unë dhe motra ishim të vogla edhe ne donim të kishim plakun e Vitit të Ri dhe gjithë ato gjëra të magjishme, që kishim parë në filma. Por ndërsa rriteshim, kuptuam rëndësinë e varkave dhe traditën tonë detare. Që atëherë preferojmë këtë alternativë.” – thotë Rijina.
Ata nuk janë të vetmit. Në disa porte ka vite që varkat ndriçojnë përsëri në shkëlqimin e tyre festiv dhe u kujtojnë njerëzve Krishtlindjet tradicionale greke.