Karakteri i saj i butë e jo konfliktuar e ka kthyer Beniadën në një konkurente të fortë brenda Big Brother VIP. Me ciltërsinë dhe humorin e saj, ajo ka bërë mjaft fansa jashte shtëpisë.
Por ndërkohë, edhe njerëzit më të qetë nuk i shpëtojnë dot situatave të tensionuara. Një të tillë, Beniada e përjetoi së fundi me Monikën.
Në kohën kur të gjithë banorët komentonin, ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Beniada i ka kërkuar Monikës të mos imitojë njeri dhe ne vecanti ate vete. Të dyja kanë ngritur zërin ndërsa Monika pyeste : “pse ti çfarë ka qenë duke bërë” dhe i ka thënë kujdes gjithë kohës.
“Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e acaruar.



















