KreuCelebrity

“Kam qarë shumë”, Kate Winslet rrëfen ritakimin me DiCaprio pas 3 vjetësh!

Kanë kaluar më shumë se 24 vite që nga premiera e “Titanik”, dhe dy protagonistët e filmit vazhdojnë të jenë miq të mirë.

Në një intervistë për “The Guardian” Kate Winslet tregoi se pandemia e kishte ndarë prej tre vitesh nga Leonardo DiCaprio.

“Nuk mund të ndaloja së qari. Unë e njoh atë për më shumë se gjysmën e jetës sime dhe jemi lidhur për gjithë jetën”, tha Kate për ritakimin e tyre.

Ajo e quan mikun e saj të ngushtë bashkëprotagonistin e filmit që të dyve bashkë, u dha rolin e jetës. “Ai është miku im, miku im vërtet i ngushtë. Ne jemi të lidhur për gjithë jetën”.

Kjo nuk është hera e parë që Winslet shpreh vlerësimin për bashkëpunimet e saj në ekran me DiCaprio si dhe miqësinë e qëndrueshme që ata kanë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF