KreuCelebrity

Britney Spears jep lajmin e shumëpritur për fansat!

Ylli i popit Britney Spears ka akuzuar vazhdimisht familjen në rrjetet sociale duke treguar për vuajtjet që i janë shkaktuar prej afro 14 vitesh.

Britney ka postuar një video në të cilën shihet duke kënduar, teksa ka përcjellë edhe një mesazh.

“Vetëm tani po e kuptoj se duhet të jem afër fansave pas asaj që familja ime u përpoq të më bënte tre vjet më parë. Ata nuk më kanë mbështetur fare, ndaj fillova të kërkoj veten në internet dhe aty gjeta shume vlerësime për veten. Fituesja e çmimit Grammy, ikona e popit Britney Spears është një nga artistet më të suksesshme dhe më të vlerësuara në historinë e popit me gati 100 milionë disqe të shitura”, është shprehur ajo.

Spears më tej lajmëron se është duke punuar për një këngë të re, duke dhënë një lajm shumë të bukur për gjithë fansat e saj, “I kujtoj vetes dhe botës se kush jam! Dhe unë jam nxitësja e fansave, sepse dua t’i kujtoj familjes sime, se nuk e harrova atë që më bënë, kurrë! PS: Jam duke punuar për një këngë të re…do t’ju them se çfarë dua të them!”, shkroi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF