KreuCelebrity

Kunjë për Beniadën? Dj Dagz: “Nuk do të dilja me një femër që pozon nudo”!

Kunjë për Beniadën? Dj Dagz: “Nuk do të dilja me

Arbri apo Dj Dagz e bëri të qartë qëndrimin e tij në një diskutim mes banorëve të “Big Brother”. Ai tha se nuk do të dilte me një femër që pozon nudo, ndërkohë që Beniada dihet se ka bërë disa sete fotografike e zhveshur. Unë i thash edhe Einxhel nëse e ke bërë një herë s’ka problem por nëse ti je një tip që pozon nudo mua nuk më pëlqen.Kurrë në jetë nuk do të dilja me një femër që pozon nudo”,-tha ai.

Një tjetër temë diskutimi ishin filmat me pullë të kuqe.

“Unë nuk kam respekt për njerëzit që shohin porno, sepse marrin lekë duke shfrytëzuar trupin e tyre”,-tha Donaldi.

“Po edhe ti e shfrytëzon gojën për tu bërë aktor.Të gjithë ne jemi duke e përdorur trupin në këtë rast,dikush gojën,dikush duart”,-tha Antonela.

“Unë si Sara i them gocave mos të gjejnë rrugën më të shkurtër për të bërë para por të punojnë vetë,  por nga ana tjetër mund ta bësh edhe nga halli kur nuk ke zgjidhje tjetër”,-tha Sarah.

Ndërkohë, kujtojmë se Donaldi i ka bërë një pyetje të sikletshme Einxhel, duke e pyetur nëse do të shkonte me dikë për para.

“Ti a ke shkuar me ndonjë djalë për lekë?”,-e pyeti ai.

“Jo nuk kam shkuar”,-u përgjigj Einxhel.

“Ky është një koncept shumë i gabuar”,-tha Monika.

“Ne po themi që nuk gëzojmë respekt për njerëzit që arrijnë në këtë mënyrë një karrierë të caktuar”,-u shpreh Dagz.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF