Vetëm pas muaj pas skandalit të patronazhistëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, ku u zbuluan të dhënat personale të më shumë se 910 mijë qytetarëve, tashmë është bërë publike një tjetër databazë.
Opinion.al raporton se në “WhtasApp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e mijërave qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse.
Portali në fjalë raportin se nuk dihet burimi i kësaj liste që posedon, por për shkak të ruajtjes së privatësisë së personave në fjalë kjo listë nuk është publikuar.
Tashmë, përveç të dhënave të identitetit janë bërë publikë dhe pozicionet e punës që ka çdo qytetar e pagat që marrin, duke cenuar rëndë privatësinë.



















