Aktorja japoneze, që dubloi zërin e Anna-s në versionin japonez të “Frozen”, është ndarë nga jeta pasi ra nga dhoma e saj e hotelit. Sayaka Kanda, 35 vjeç u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte në orën 21:40 të datës 18 dhjetor.
Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.
Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të Ëalt Disney të vitit 2013 “Frozen”, ishte vajza e aktorit japonez Masaki Kanda, 70 vjeç dhe këngëtares Seiko Matsuda, 59 vjeç.
Kolegia e saj Takako Matsu, e cila dubloi zërin e Elsës në versionin japonez të ‘Frozen’, komentoi në llogarinë zyrtare të Disney në Tëitter se ajo mbeti ‘pa fjalë’ pas vdekjes së koleges të saj, duke thënë se koha që kaluan së bashku është një thesar i pazëvendësueshëm për të.