KreuCelebrity

Bora, mesazh tjetër për Donaldin: çfarë thotë moderatorja! 

Pas afrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP, ku shfaqn ndjenjat karshi njëri-tjetrit, Donaldi dhe Beatrix ngecën në një trekëndësh dashurie, pasi aktori duket nuk i kishte sqaruar krejtësisht situatën me Bora Zemanin, e cila la të kuptohej se po e priste jashtë.

Moderatorja disa herë është përpjekur përgjatë emisionit t`i dërgojë mesazhe, dhe këtë e bëri sërish së fundi.

Takimi i një çifti në “Për’puthen” nuk shkoi edhe aq mirë, e për të cilin kishte disa fjalë edhe moderatorja.“Pa u sqaruar deri në fund gjërat nuk ecet përpara”, u shpreh Bora duke cituar fjalët e opinionistit, Arjan Konomi, i cili po ashtu kishte lëshuar mesazhe në ajër  në kohën kur u zyrtarizuar lidhja e Donaldit me Beatrixën.

Kur Bora hyri në shtëpi e takoi Donaldin, u mendua se ata do të pajtoheshin e gjërat mes tyre do të sqaroheshin në momentin që ai do të dilte nga reality-show.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF