KreuCelebrity

Aktorja vdes teksa priste të merrte djalin nga futbolli!

Aktorja dhe këngëtarja meksikane Tania Mendoza u qëllua për vdekje teksa priste që të merrte djalin e saj 11 vjecar nga një akademi futbolli në rajonin Morelos.

Mendoza po qëndronte pranë kompleksit sportiv në qytetin Cuernavaca ku kishte edhe prindër të tjerë, kur u afruan dy persona me  motoçikletë. Njëri prej tyre nxorri armën dhe qëlloi disa herë mbi aktoren.

42 vjecarja u bë e njohur pas një roli që interpretoi në “La Mera Reyna del Sur”. Së fundi ishte përqëndruar më shumë tek kënga dhe kishte regjistruar pesë albume.

Në vitin 2010, ajo ishte rrëmbyer bashkë me të shoqin dhe djalin asokohe vetëm 6 muajsh nga persona te maskuar që i kërkonin para, dhe që prej atëherë, kishte raportuar tek autoritetet disa kërcënime me vdekje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF