Duket se ka ikur koha kur bukuria ishte kriteri kryesor për t`u zgjedhur “Miss”. Konkurentet tani nuk gjykohen vetëm nga pamja, por duhet të japin prova edhe për cilësi të tjera të tyre që të rrëmbejnë kurorën, e cila, si për ironi, duhet t`i takojë “thjesht më të bukurës”.
Tani kriteret përmbledhin edhe inteligjencën, talentin, aftësi të ndryshme. E me këto, Miss Alaska Emma Broyles, u shpall Miss America.
Emma mposhti 51 konkurente të tjera dhe fitoi një bursë me vlerën 100.000 dollarë në një kolegj prestigjoz.
Shumë njerëz mendojnë se ajo është një bukuri e zakonshme, asgjë e vecantë. Emma vetë thotë se nuk është perfekte, por se ka luftuar shumë për të arritur deri këtu.