Ben Affleck në një intervistë të dhënë në Jimmy Kimmel Live tha se alkoolin e nisi gjatë martesës me aktoren Jennifer Garner e se nëse do të ishte ende i martuar do të vuante nga varësia e tij, nuk u prit edhe aq mirë nga opinioni publik.
Pati shumë kritika ndaj tij, ndaj për këtë ka reaguar aktori, i cili theksoi se deklarata e tij është nxjerr nga konteksti, “Unë s`do të doja kurrë që fëmijët e mi të mendojnë se kam thënë ndonjë fjalë të keqe për nënën e tyre.
Unë fola shumë gjatë asaj interviste edhe për respektin që unë dhe Jennifer Garner kemi për njëri-tjetrin e sesa kujdesemi ende për njëri-tjetrin. Për alkoolin kam thënë që nxori anën time më të keqe, më të pandjeshme, me idiote dhe krejtësisht të kundërtën e asaj që unë jam në të vërtetë”.
Kujtojmë që problemet e Ben me alkoolin nisën vite para martesës me Garner, por siç duket martesa ishte ajo që e agravoi situatën. Ai dhe aktorja kanë bashkë tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel, për të cilët u përpoqën ta shpëtonin lidhjen, por pa sukses.