Ben Affleck u përpoq t`ua faturonte ish bashkëshortes, Jennifer Garner problemet etij me alkoolin, por rrjeti nuk ka reaguar aspak mire ndaj komenteve të tij. Ndjekësit i kujtuan se ai u nda me Garner në 2015-tën dhe në vitin 2018-te pinte ende shumë, madje ishte ajo që e kishte ndihmuar duke e cuar vetë në rehabilitim.
“Kur nuk mund të pranosh që problemi yt i pijes është për shkakun tënd, ti ende ke problem me pijen. Jennifer Garner nuk e çoi Ben Affleck-un për të pirë, por ajo e çoi atë në rehabilitim, ndoshta duke i shpëtuar jetën,” shkruan një përdorues i Twitterit.
Por ndërkohë, kjo intervistë dhënë nga Affleck për Howard Stern, nuk i ka pëlqyer as partneres së tij aktuale, Jennifer Lopez, e cila duket është zemëruar me komentet e aktorit.
“Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse ndihesha si i zënë në kurth, isha sikur nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur, çfarë të bëj? Dhe ajo që bëra ishte që pija një shishe skoceze dhe më zinte gjumi në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja.” tha Affleck.
Një burim pranë JLO pohoi për Page Six se ajo “po përpiqet të qëndrojë larg kësaj çështje, por po e përfshijnë. Ajo është takuar me Jennifer Garner. Po përpiqet të njohë atë dhe tre fëmijët e Benit.Ishte një deklaratë e pamatur nga ana e tij.”



















