Komediani i njohur amerikan Nick Cannon, i cili pak ditë më parë humbi djalin e tij 5-muajsh nga kanceri i trurit, ka dhënë një intervistë për revistën “People”.
Aktori ka rrëfyer se ndihet zemërthyer për humbjen e madhe që ai dhe bashkëshortja e tij kanë pësuar, “Kemi pasur një kohë të shkurtër me një engjëll të vërtetë. Zemra ime është copëtuar. Do të doja të kisha bërë më shumë, të kisha kaluar më shumë kohë me të, të bëja më shumë foto. Do të doja ta kisha përqafuar më gjatë”.
Ai tregoi gjithashtu momentin kur kuptoi se diçka nuk shkonte me djalin e tij, “Dukej sikur kishte lëngje në mushkëri, si një infeksion i sinusit apo diçka tjetër. Mjekët si fillim nuk menduan se ishte ndonjë gjë shumë shqetësuese”.
Pas trajtimeve mjekësore të ndryshme, duke përfshirë kimioterapinë, të cilës Cannon i është nënshtruar edhe vetë, mori vendimin e vështirë për të mos ndjekur asnjë procedurë të mëtejshme. “Nuk doja që ai të vuante”, tha ai.



















