Shteti italian ka marrë masa të reja shtesë për shkak të situatës pandemike, të cilat prekin edhe Shqipërinë.
Autoritetet shëndetësore kanë vendosur që të gjithë personat që do të hyjnë nga një vend anëtar i BE-së, do të duhet të paraqisnin tamponin negativ.
Ndërkohë ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 4-ditore dhe tamponi negativ. Masa që do të hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.
Për Shqipërinë mbeten në fuqi masat e marra më 25 tetor, ku shqiptarët mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës.