Dua Lipa po vlerësohet shumë për talentin në muzikë, por nuk mbetet pas edhe pamja e këngëtares së njohur shqiptare e fiziku i saj. Të gjithë e kanë vënë re që Dua së fundi është dobësuar mjaft, e është tonifikuar, duke ngjasuar me një modele.
Dieta e saj është e thjeshtë: Dua rrëfen se përdor sa më tepër ushqime të shëndetshme bio dhe shumë proteina. Përgjithësisht, preferon gatimin në shtëpi.
Ushqimi i preferuar para stërvitjes janë “bananet e skuqura me gjalpë”.
Ndërkohë, ushtrohet shumë. Dua thotë se bën vetëm 15 minuta ushtrime në ditë… dhe funksionon. “Është një stërvitje me intervale intensive, por është kaq e shpejtë, sa mbaron ende pa filluar!” shpjegon ajo.
Në axhendën e stërvitjes janë lëvizjet me intensitet të lartë, te menduara për të prodhuar rezultate maksimale duke rritur rrahjet e zemrës. Jo shumë argëtuese, por për 15 minuta është super e vlefshme.



















