Këngëtarja Fifi, ish-banore në “Big Brother VIP”, ka zbuluar se familjarët e saj janë përballur me komente fyese dhe madje kërcënuese.
Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, një prej tyre e ka pyetur se çfarë e ka bërë më keq këngëtaren pasi ka dalë nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.
Këngëtarja që doli nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj emocionale, tha, “Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt”.
Ndërkohë më tej Fifi ka shtuar, “Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, ka përfunduar këngëtarja.



















