KreuCelebrity

Marilyn Monroe e re është plus-size dhe po “çmend” internetin! 

Stefania Ferrario është një fotomodele nga Australia që ka fituar popullaritet në rrjetet sociale me pozat e guximshme dhe disi provokuese. Admiruesit e kanë pagëzuar si “Marilyn Monroe e re”, dhe thonë ka ngjashmëri të madhe me aktoren e famshme.

Stefania krenohet me format e saj të bollshme dhe nuk ngurron të pozojë me të brendshme.

Modelja plus-size ka më shumë se 1 milionë ndjekës në Instagram.

Shumë prej videove të saj kanë një tematikë të caktuar. Kështu, në 2012, ajo u qeth zero në mbështetje të grave që vuajnë nga kanceri. Një herë tjetër, doli vetëm me mbathje e sutjena në mbrojtje të kafshëve. Në mbarë botën megjithatë njihet më shumë për faktin që i inkurajon femrat ta pranojnë trupin e tyre ashtu sic janë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF