Djali i këngëtares së njohur ka festuar njëvjetorin e lindjes, dhe mami Rona është shumë e lumtur për këtë.
Rona Nishliu ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram në këtë ditë të shënuar për familjen e tyre.
Fotografitë ajo ka zgjedhur t’i shoqërojë e me disa fjalë zemre, për të voglin e saj, “I dashun Bardhyl, mbreti i zemrës time, ylli im i bardhë, gëzuar 1 vjetorin! I qetë dhe i qeshun qofsh gjithmonë, siç ke qenë nga dita e parë. Fëmijëri të hareshme e të gëzuar të dëshiroj.
U bëfsh një njeri me këmbë në tokë, paç zemër të madhe, paç dedikim për ëndrrat tua, qofsh vëlla fantastik i Noas, dhe mbarësi paç në çdo hap të jetës! Ndershmëria dhe mirënjohja, puna e përkushtimi, mirësia e thjeshtësia të përcjellshin jetë e mot. Të dua pafund”, ka shkruar ajo.



















