KreuCelebrity

Kate Middleton dhe Princi William ndajnë kartolinën familjare për Krishtlindje!

Kate Middleton dhe Princi William kanë postuar në rrjetet sociale një fotografi familjare shumë të bukur në prag të festave.

Ata shihen të lumtur në krah të 3 fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. “Të lumtur që ndajmë me ju një portret të ri të familjes sonë si kartolinë për Krishtlindjet e këtij viti”, shkroi çifti përkrah fotografisë në Instagram këtë të premte.

Ata kanë zgjedhur një fotografi të veçantë larg atmosferës të festave. Kate dhe Charlotte shihen të veshur me fustane verore, kurse djemtë me pantallona të shkurtra, ndërsa princi me bluzë, pantallona treçerekëshe dok dhe shapka.

Kjo foto ka si sfond një shemb dhe është realizuar në një udhëtim të familjes gjatë këtij viti në Jordani, vend ky që ka shumë kuptim për Kate, pasi ka jetuar dy vite atje, kur i ati punonte për British Airways.

 

 

A post shared by Duke and Duchess of Cambridge (@dukeandduchessofcambridge)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF