Që kur ishte në “Për’puthen”, Antonela pranoi publikisht se mes saj dhe Atdheut kishte ndodhur një puthje, ndërsa marrëdhënia e tyre pësonte ulje-ngritje. Madje ajo ka vazhdua ta përmendë edhe brenda shtëpisë së Big Brother, cka solli dhe një përplasje me Arjola Demirin.
I ftuar në “Big Brother Fan Club”, ai e sqaroi njëherë e mirë situatën.
Atdheu: Kur jam futur unë në Për’puthen, Arjola ka qenë i vetmi njeri që më përkrah në Shqipëri. Kur na shihte Antonela, ka menduar se mos kemi lidhje bashkë. Nuk ka pasur dijeni se sa shoqëri kemi pasur. Edhe tek thirrja që i kam bërë, mund të ketë ndikuar. Unë e kam marrë për ta pyetur sepse thanë që Antonela ka sulmuar Arjolën dhe doja ta pyesja se çfarë ka me të.
Dojna: Çfarë do i thoje Arjolës dhe Antonelës?
Atdheu: Arjola, nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve. Grua e hekurt për mua, do e mbështes gjithë jetën. Antonelës do i thoja: Lëre Atdheun të qetë se po krijoj lidhje jashtë. Kam qenë duke folur me një vajzë dhe me këto të fundit që dolën, u shkatërrua gjithçka.



















