20-vjeçarja Erika Kordha ka shkruar një libër mbi përjetimet e saj, për të cilat ka folur së fundmi edhe në emisionin “Shije shtëpie” në televizionin Klan.
Kordha ka treguar se ka qenë 12 vjeçe kur është abuzuar seksualisht dhe më pas jeta e saj ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër.
“Në moshën 12-vjeçare kam rënë viktimë e një abuzimi seksual dhe më pas e gjithë jeta ime mori një rrjedhë tjetër, duke u braktisur nga shoqëria, nga instancat ligjore dhe ngela vetëm, unë dhe Zoti. Traumat që la ngjarja më pas, vendosa që t’i hedh në fletë”, tha ajo.
Erika më tej tregoi se pasi familja e saj e mori vesh çfarë kishte ndodhur me të, e kishte denoncuar abuzuesin i cili ka bërë vetëm 1 vit burgim nga 4 që ishte dënuar.
Pjesë nga rrëfimi në studio:
Erika Kordha: Shkrimi i librit ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Libri është publikuar në qershor të këtij viti. Të gjitha janë përjetime që unë i kam kaluar në një moshën të vogël, 12-vjeç. Nuk e pata mbështetjen nga shoqëria dhe më përbuzën, kështu vendosa që të gjithë vuajtjen time ta kthej në libër.
Katerina Trungu: Kanë kaluar 12 vite, çfarë ndodhi në moshën 12-vjeçare që të kuptohet dhe nga publiku?
Erika Kordha: Në moshën 12-vjeçare kam rënë viktimë e një abuzimi seksual dhe më pas e gjithë jeta ime mori një rrjedhë tjetër, duke u braktisur nga shoqëria, nga instancat ligjore dhe ngela vetëm, unë dhe Zoti. Traumat që la ngjarja më pas, vendosa që t’i hedh në fletë.
Katerina Trungu: 12 vjeç nuk më përmende familje..
Erika Kordha: Unë jetoj në një zonë të vogël ku mentaliteti është brutal, por nuk i vë faj sepse nganjëherë gjykojmë nga padituria.
Katerina Trungu: Çfarë ka ndodhur në vija të përgjithshme?
Erika Kordha: Unë kam qenë në dyqan për të blerë ushqime… nuk dua të flas më tepër
Katerina Trungu: Dhe dikush është afruar dhe ka ndodhur diçka…
Erika Kordha: Po
Katerina Trungu: Pastaj çfarë ndodhi me ty?
Erika Kordha: Aty abuzoi seksualisht me mua, jam kërcënuar.
Katerina Trungu: Nuk dua të të ngacmoj në atë pikë… Kthehesh në shtëpi, familja a e merr vesh se çfarë ka ndodhur me ty?
Erika Kordha: Po, familja e merr vesh se çfarë ka ndodhur. Më pas është bërë denoncimi në polici dhe personi është arrestuar.
Katerina Trungu: A vuajti dënimin?
Erika Kordha: Vuajti vetëm një vit, nga 4 që mori dënimin



















