Kimila Ann “Kim” Basinger lindi 8 dhjetorin e vitit 1953, dhe sot shuan qirinj me numrin 68 në tortën e saj të ditëlindjes. Aktorja seks-simbol e viteve 90`, u bë e famshme fillimisht në 1983 pasi pozoi nudo për “Playboy”, e në të njëjti vit siguroi rolin e rëndësishëm në një film të agjentit 007.
Suksesi global mbërrin tre vjet më vonë me filmin kult “9 javë e gjysmë”, i cili u bë i njohur për skenën intime mes saj dhe Mickey Rourke.
Adhurimi i publikut vazhdon me “L.A. Confidential”, falë të cilit fiton dhe një cmim Oskar si aktorja më e mirë joprotagioniste, një Golden Globe dhe një Screen Actors Guild Award.
Në 2017-tën, vjen si Elena Lincoln në filmin “50 hijet e Greit. Edhe pse po i afrohet të 70-tave, ajo vazhdon të duket mjaft mirë!



















