Gjatë spektaklit të kësaj të marte Trixa dhe Donaldi panë një video që tregonte sesi e kanë pritur banorët lidhjen e tyre dhe pothuajse të gjithë ata i kanë mbështetur.
Trixa u shpreh e lumtur që banorët i kanë qëndruar pranë ndërsa Donaldi tha se ka ndjerë shumë presion.
Donaldi deklaroi se është keqkuptuar situata e tij me Borën, pasi ai ka muaj i ndarë dhe dëshironte të ndiqte zemrën duke nisur diçka me Trixën.
“Nuk kanë qenë të lehta këto ditë, ka qenë një presion i madh, nuk e prisja, e dija që kjo situata do të ishte ne disfavor për mua, e dija që deri diku do shkonte keq por thjesht nuk e ndalova veten. Kur e ndjej diçka dua ta bëj sepse s’dua ta gënjej veten time.
Një mesazh një letër mund të ishte bukur për publikun po për mua nuk funksionon. Unë i bëj gjërat siç dua vet jo siç i shohin të tjerët. Me erdhi keq për Trixën sepse u duk sikur kjo u kap me mua në krevat ndërkohë që unë isha i martuar. S’ka kuptim. Unë nuk dua të shikoj me mbrapa”, tha ai.



















