KreuCelebrity

Klaudia e “Love Story” flet për martesën e saj me mblesëri: “4 muajt më të vështirë të jetës”

Mbrëmjen e kësaj të hëne në “Love Story” është transmetuar takimi mes Xhonit dhe Klaudias.

Ata si fillim takimin e nisën në një kuzhinë dhe më pas shijuan së bashku një darkë romantike.

Gjatë bisedës mes tyre Klaudia ndau me Xhonin historinë e shkuar të martesës me mblesëri, e cila siç ajo rrëfeu ka zgjatur 4 muaj.

“Unë në 2019 kam qenë e martuar 4 muaj dhe ashtu siç e kanë mentaliteti shqiptar, vajzën ta sistemojnë, ta shikojnë më mirë. Sidoqoftë unë nuk u vë faj sepse çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Ishte një krushqi mes familjarëve tanë. 4 muaj që kanë qenë momenti më negativ i jetës time”, tregoi ajo.

Pjesë nga biseda:

Klaudia: Çfarë mendon që do të bëjmë sot Xhoni?

Xhoni: Unë për vete nuk mendoj asgjë sepse je ti shefja ime, por vetëm sot, mos e harro.

Klaudia: Do të përgatisim një pasta. Do të më ndihmosh?

Xhoni: Njëherë për njëherë do të shikojmë.

Klaudia: Pjatat janë gati.

Xhoni: Ke uri?

Klaudia: Po.

Xhoni: Ka kohë që nuk kanë ngrënë pasta si këto.

Klaudia: Domethënë të pëlqeu?

Xhoni: Kur dëgjova se je kuzhiniere sepse të jetë një vajzë dhe të dijë të bëjë për shtëpinë, mua më pëlqen.

Klaudia: Si më shikon mua ti?

Xhoni: Vetëm kur kam dëgjuar këto bisedat që ke kaluar në jetën tënde, më dukesh një njeri që ka kaluar shumë halle në jetë.

Klaudia: Jeta është mësim për mua.

Xhoni: Ty të ka martuar familja?

Klaudia: Unë në 2019 kam qenë e martuar 4 muaj dhe ashtu siç e kanë mentaliteti shqiptar, vajzën ta sistemojnë, ta shikojnë më mirë. Sidoqoftë unë nuk u vë faj sepse çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Ishte një krushqi mes familjarëve tanë. 4 muaj që kanë qenë momenti më negativ i jetës time.

Xhoni: Ta ka prerë dëshirën që të dashurosh përsëri?

Klaudia: Përkundrazi, kjo më ka dhënë fuqi që të ec përpara.

Klaudia: Ti si je në raport me një gocë?

Xhoni: Jam i sinqertë.

Klaudia: Ke tradhtuar ndonjëherë?

Xhoni: Jo, jam tradhtuar

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF