Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ndodhet në pritje të ëmbël.
Ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Së fundmi kanë zbuluar gjininë e fëmijëve të tyre, me anë të një video të publikuar në YouTube të realizuar gjatë festës për zbulimin e gjinisë së binjakëve.
Këngëtarja e njohur ndau me të gjithë lajmin e bukur që do të bëhet nënë e një vajze dhe një djali, dhe theksoi ndër të tjera se mezi po pret që fëmijët e saj të vijnë në jetë.



















