KreuCelebrity

Ky është rekordi që theu Dua Lipa dhe hyri në librin Guinnes

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka thyer rekord për numrin më të madh të biletave të shitura në një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artiste solo me një total prej 284.000 biletash të shitura.

Biletat ishin për koncertin e saj të transmetuar të quajtur ‘Studio 2054’ Ky koncert që theu rekordin Guinness u transmetua drejtpërdrejt në një klub nate në Londër.

“Studio 2054” u zhvillua më 27 nëntor të vitit 2020. Për shkak të masave anticovid, ‘Studio 2054’ u transmetua online në gjithë botën, duke rezultuar në një ngjarje të sigurt dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë, përkrahësit e Duas patën mundësinë që të dëgjojnë albumin e këngëtarës së tyre të preferuar gjersa qëndrojnë në shtëpi.

Pavarësisht numrit rekord prej 284.000 biletash të shitura, është raportuar se koncerti mblodhi mbi pesë milionë shikues.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF