KreuCelebrity

Pas romancës me Donaldin, reagon për herë të parë nëna e Beatrixit!

Beatrixi dhe Donaldi këtë të enjte kanë shkëmbyer puthje pasionante mes tyre dhe tëshumta kanë qenë komentet negative që kanë vërshuar ndaj tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi ka reaguar në një mënyrë të tërthortë mamaja e Beatrixit në lidhje me romancën e krijuar mes vajzës së saj dhe Donaldit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ajo është bërë tag nga një faqje e cila ka mbështetur Beatrixin, dhe Antigona ka zgjedhur ta shpërndajë, duke lënë të kuptuar që edhe ajo mendon po njësoj, “Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që nuk kemi lënë gjë pa të thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde. Por një gjë ta kesh në mend, që i drejti zhytet por nuk mbytet.

Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshë që ia ka dalë mbanë të gjitha sfidave të jetës. Dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixën, për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria. Mjaft gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund, përveç se nuk do e kemi ndërgjegjen e pastër kur flemë dhe më e keqja nuk do fitojmë asgjë dhe e njëjta do na kthehet pas”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF