Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës këtë të mërkurë, dhe ka marrë disa vendime të reja lidhur me situatën pandemike në vend pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.
Në masat e reja anticovid të Qeverisë së Kosovës, gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza.
Deri në atë datë, personat që hyjnë në Kosovë lejohen me dëshmi vaksinimi me dy doza, apo të kenë një dozë të vaksinës së bashku me testin PCR jo më të vjetër se 48 orë apo një dozë të vaksinës së bashku me dëshminë se e ka kaluar COVID-19.
Gjithë shtetasve që hyjnë në Kosovë si dhe personave me lejeqëndrim të përkohshëm apo përhershëm, u jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet përkatëse në aeroportin “Adem Jashari” si dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit.



















