Moderatorja Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.
Së fundmi Klea Huta ka qenë e ftuar në emisionin “Roped with Olsi”, ku ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ajo ka me Elgitin.
Një nga pyetjet që Olsi Bylyku i bëri Kleas ishte nëse Elgiti është tip xheloz. “Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, s’i jap asnjë shkas”, tha Klea .
Ndërsa Olsi i habitur vazhdoi: “Kur është rasti i fundit që është bërë xheloz?”, “Para 18 viteve”, zbuloi moderatorja teksa të dy nisën të qeshinin.
Gjatë intervistës Klea mori edhe një surprizë nga Elgiti, një kuti me lule dhe një letër që e emocionoi pafund, “E dashur Klea, te sytë e t’u gjeta pjesën e fundit që do të plotësonte pazëllin e jetës sime, gjeta arsyen për të marrë emërtimin burrë, gjeta planetin e fundit që do të plotësonte universin tim. Ti e di dashurinë time për ty dhe Krid. Ti e di çfarë do isha në gjendje të bëja që ju të dy të ishit më të lumturit në botë. Tani që po të shkruaj po më vijnë ndërmend të gjitha premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrit, ëndrrat që kemi për të ardhmen dhe fokusin për t’i bërë ato realitet. Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës”.