Pas pamjeve nga ceremonia ku Barbados u shpall republika më e re në botë, mediat e huaja kanë nisur spekulimet se Rihanna mund të jetë shtatzënë.
Ylli i muzikës u nderua si heroinë kombëtare e vendlindjes së saj, dhe barku i saj paksa i fryrë u bë shkak që të gjithë të mendojnë se këngëtarja po pret një fëmijë me të dashurin, Asap Rocky.
Barku në fakt dukej disi i rrumbullakosur dhe shpesh diva e muzikës pop shihej teksa i mbante duart përpara duke shtuar dyshimet në këtë mënyrë se ndoshta një fëmijë po vjen.
Kjo nuk është hera e parë që Rihanna përflitet se është në pritje të ëmbël. Kujtojmë që në vitin 2019, ajo tha: “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di.. planin e Zotit. Mezi pres të gjitha thashethemet për shtatzëni pas kësaj intervistë”.



















