KreuCelebrity

VIDEO/ Ndodh puthja e parë në buzë në “Love Story 2”!

Në spektaklin e së hënës së kaluar të “Love Story 2” Dea zgjodhi që takimin e radhës ta kishte me Albionin, dhe mesa duket çdo gjë mes tyre ka shkuar për mrekulli.

Takimi nisi me raki rrushi nga Skrapari si një dhuratë e Deas për Albionin, e cila e kishte porosi nga babai për dhëndrin që do të sillte në shtëpi të sigurohet që ai ta mund atë me raki.

Albioni nga ana tjetër i dhuroi Deas simbolin e Prishtinës (Hyjnesha në fron është një statujë e vogël, figurinë terrakote e gjetur në vendin e mullirit e njohur si Tjerrtorja pranë Prishtinës).

Ata kanë shkuar edhe në një pastiçeri duke ditur pëlqimin e Albionit për ëmbëlsira. Gjatë takimit Dea nuk ka nguruar ta pyes Albionin se çfarë do të bënte nëse ata nuk do të ishin në prani të kamerave.

“Do të puthja”, ka qenë përgjigjja e Albionit, teksa kanë shkëmbyer në këtë mënyrë edhe puthjen e parë në buzë mes njëri-tjetrit.

Biseda më tej ka vazhduar duke qëndruar shumë pranë, ndërkohë që Albioni i ka treguar Deas se është tepër xheloz dhe nuk do ta lejonte të kishte shokë, nëse ata do të ishin të lidhur bashkë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF