Keira Knightley dhe familja e saj kanë rezultuar me koronavirus dhe këtë aktorja e “Love Actually” e pohoi vetë ndërsa tha se është izoluar në shtëpinë e saj në veri të Londrës me bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre, Edie dhe Delilah.
Që të gjithë rezultuan pozitivë. Keira tha se ajo ndihet pak më keq, edhe pse ka marrë të dy dozat e vaksinës, ndërsa i shoqi , James Righton është asimptomatik.
“Ai mburret dhe thotë se kjo vjen ngaqë është tip që lahet në ujë të ftohtë, kurse unë jo”, thotë Keira.
Dy voëgëlushet 6 dhe 2 vjece të aktores po e marrin veten. Zyrtarët e shëndetësisë ende nuk kanë arritur ta përcaktojnë qartë përse disa njerëz përjetojnë simptoma të rënda të sëmundjes respiratore, e disa të tjerë jo.