Pas largimit të Semit, me të cilën pati një fërkim pikërisht pasditen e djeshme, Antonela është gjendur sërish në qendër të një përplasjeje- këtë radhë me Arjolën. Shkak i sherrit është bërë zëri i lartë i ish konkurentes së “Përputhen”.
Antonela i ka kërkuar Arjolës të ulë zërin duke i thënë se asnjë prej banorëve nuk është fëmija i saj e nuk ka pse e duron, dhe kaq u desh që të ashpërsoheshin tonet. Arjola e ka tërhequr në një moment nga krahu dhe më pas i është afruar në fytyrë.
“Pse po më afrohesh kështu?”, ka qenë pyetja e Antonelës.
Të dyja kanë vazhduar të bërtasin, por Arjola ka qenë ajo që pretendonte se kishte të drejtë ta bënte një gjë të tillë me argumentin se ka hyrë përpara bjondes simpatike në shtëpinë VIP.