KreuCelebrity

Nënë për herë të dytë, Zaimina Vasjari zbulon gjininë e fëmijës!

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.

Së fundmi ajo së bashku me vajzën e saj Khloe ka realizuar një set fotografik, ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Në fotografitë e publikuara ato shiheshin të veshura me fustan të bardhë, ndërsa Khloe duart i kishte të lyera me ngjyrë blu, dhe ja kishte vendosur të ëmës mbi bark, duke zbuluar në këtë mënyrë se Zaimina ështënë pritje të një djali, dhe bukuroshja e vogël do të bëhet me vëlla.

Zaimina ka bërë edhe një dedikim të veçantë për ta, duke i cilësuar si bekimet e jetës, “Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot!”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF