KreuCelebrity

Ngjarja tronditëse: Daja përdhunon nipin, ishte me pushime në shtëpinë e tij!

Berati është tronditur nga një rast përdhunimi, ku viktima është një fëmijë vetëm 8 vjec. Mësohet se ndaj djalit ka abuzuar vetë daja i tij. Fëmija bashkë me të ëmën janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë Berat 2 dhe në prani të oficerit të policisë gjyqësore e psikologëve ku i mituri ka bërë rrëfimin shokues.

Fëmija tha se ngjarja ndodhi rreth një muaj më parë, në shtëpinë e dajës në Prizren, ku kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.Pas denoncimit, u krye vizita vizita mjeko-ligjore e 8 vjecarit, dhe u konfirmua agresioni seksual ndaj tij.

Belul Kokallari u arrestua sot nga policia. 45 vjecari nuk ishte në dijeni të denoncimit dhe ishte nisur drejt Shqipërisë të takonte të motrën e martuar në Berat, por ka qenë pikërisht ajo që ka njoftuar forcat e rendit për mbërritjen e tij.

Kokallari vete e ka quajtur akuzen ndaj tij “nje montim”. Policia e nxorri nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambjenteve të komisiariatit të Policisë Berat. Tashmë ndaj tij rëndon akuza “marrëdhênieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF