KreuCelebrity

“Besnik dhe aspak xheloz”, kush është Bajroni, konkurenti që pëlqen vajzat e thjeshta!

Në “Talk Love Story” prezantoi veten konkurenti i radhës, Bajroni një fotograf i talentuar, punë të të cilit janë botuar edhe nga Vogue Italia. Ai tha se është një njeri mjaft besnik në lidhje, nuk është xheloz dhe përpiqet t`i japë shujmë besim partneres.

“Prej disa vitesh jetoj në Itali. Punoj si fotograf dhe arritja më e madhe është publikimi i punës time në Vogue Italia. Ky profesion është sa bekim dhe bela, pasi pjesa më e madhe e vajzave që njoh më kanë kërkuar gjithmonë fotografi.

Por kam vendosur që të fotografoj vetëm personat që mua më inspirojnë. Në lidhje do ta përshkruaja veten si njëri besnik, jo xheloz dhe që japë shumë besim. Lidhja ime më e gjatë ka qenë katër vite, ndërkohë kam pasur dhe histori të tjera të shkurtra.

Diferencën e moshës nuk e paragjykoj në lidhje. Ndërkohë besoj në shoqërinë e pastër të një vajze dhe një djali, pasi gjithmonë në jetën time kam pasur gjithmonë prezentë një shoqe të ngushtë. Më pëlqejnë vajzat që nuk duan të bien në sy, janë minimaliste dhe dinë të vendosin prioritetet në një lidhje”, është shprehur Bajroni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF