Pritjes së ëmbël të Marina Vjollcës i erdhi fundi; moderatorja dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë!
VipMagazine thotë se Marina e ka sjellë në jetë vogëlushen e saj në një spital privat të kryeqytetit.
Që është vajzë e dijmë, se Marina e tregoi publikisht, por emrin që kanë zgjedhur për të, nuk e kemi mësuar ende, dhe padyshim kureshtja është e madhe.
Marina Vjollca e konfirmoi në fund të muajit gusht shtatzaninë e saj, të cilën për disa kohë e kishte mbajtur të fshehur. “Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi ajo në krah të fotove të postuara.



















