KreuCelebrity

NASA do të godasë asteroidët në ajër që të shmagë rrezikun ndaj Tokës!

NASA do të godasë asteroidët në ajër që të

Një raketë e kompanisë SpaceX do të lëshohet nga Kalifornia në kuadër të një misioni të NASA-s për të testuar sistemin e parë mbrojtës planetar, i projektuar për të devijuar një asteroid nga përplasja me Tokën. Misioni i quajtur DART do të testojë aftësinë e NASA-s për të ndryshuar trajektoren e një asteroidi me forcë kinetike, duke përplasur një sondë në të me shpejtësi të lartë dhe duke shtyrë gurin hapësinor aq sa për të shmangur përplasjen me Tokën.

Duket si një temë e filmave të Hollivudit, por kërcënimi ndaj Tokës nga asteroidët është i rrënjosur në fakte e jo trillime, thote VOA. Për këtë arsye NASA do të nisë atë që konsiderohet si misioni i parë i njerëzimit për të testuar mundësinë e devijimit të trajektores së një asteroidi.

Ne mund të mësojmë nga ky mision se si t’i gjejmë objektet hapësinore dhe gjithashtu shpresojmë si t’i shmangim ato dhe t’i largojmë nga zona e rrezikshme e Tokës”, thotë zyrtari i NASA-s, Thomas Zurbichen.

NASA njoftoi në fillim të këtij viti se Toka nuk do të jetë e kërcënuar nga asteroidët në shekullin e ardhshëm, por Zurbuchen thotë se shkencëtarët besojnë se vetëm një e treta e kërcënimeve të tilla janë diktuar deri më tani.Është gjithashtu e vërtetë se nga të gjitha objektet hapësinore që janë të përmasave të mëdha që do të mund përplaseshin me Tokën, ne kemi vëzhguar vetëm një të tretën e tyre. Dhe, të them të drejtën, është një nga detyrat tona që të vëzhgojmë dy të tretat e tjera të asteroidëve në dekadën e ardhshme“, thotë ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF