KreuCelebrity

Pfizer, 100% efikase tek adoleshentët pas katër muajve!

Pfizer, 100% efikase tek adoleshentët pas katër muajve!

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë. Ato thane se të dhënat e reja, që kanë përfshirë 2,228 pjesëmarrës, do të forcojnë aplikacionin për miratim të plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.

Asnjë shqetësim për sigurinë nuk është vërejtur te pjesëmarrësit, të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, theksoi shefi i Pfizer, Albert Bourla, i cituar nga RFE. “Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grup- moshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”, shtoi ai.

Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grup-moshe është inflamacioni në zemër (miokarditi) te meshkujt. Bourla nuk e mohon, por thotë se raste të tilla janë të rralla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF