KreuCelebrity

VIDEO/ Puthja e parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”!

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ditët e fundit ka patur diskutime mbi marrëdhënien mes Dj PM dhe Sarahs. Përplasjet mes tyre kanë qenë të shumta, sa të gjithë menduam dhe pëlqimi që ishte i dukshëm mes tyre u zbeh.

Por mesa duket pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarahs, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.

Ka qenë blogereja e njohur ajo që ka marrë hapin e parë dhe ka puthur Dj PM, pasi ai e përqafoi. Ndërkohë Sarah e ka pyetur se nëse nuk i pëlqeu puthja dhe Pajtimi tha, “ishte e papritur”.

Kujtojmë që blogerja e njohur ka deklaruar më herët se nuk donte të lidhej me PM, ndërkohë ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, por tashmë situata është ndryshe.

Puthja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother VIP” do të krijohet çifti i parë.

 

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF