Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa së fundmi ka arritur të marrë një tjetër çmim ndërkombëtar.
Ajo është shpallur “Artistja ndërkombëtare e vitit” në edicionin e “NRJ Music Awards” në Francë, ku ka triumfuar krahas emrave të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore.
Këtë lajm të bukur e ka dhënë Dua me anë të një postimi në Instagramin e saj, ku krah postimit ka falënderuar të gjithë ndjekësit për mbështetjen që i kanë dhënë, duke qenë se fituesit zgjidhen nga votat e publikut.
“NRJ Music Awards” organizohet nga radio franceze “NRJ”, për të nderuar artistët vendas dhe të huaj për kontributin e tyre në muzikë. Kujtojmë që Dua e ka marrë këtë çmim edhe vitin e kaluar.