KreuCelebrity

U sëmur pas tradhëtisë, princesha përfundon në spital!

 Sa u mendua se e mori veten, mbërriti lajmi se Princesha Charlene e Monakos është shtruar në spital për probleme mjekësore, natyra e të cilave ende nuk është bërë publike. Të premten, princi Albert, u shfaq në ballkonin e Pallatit mbretëror për Ditën Kombëtare të Monakos bashkë me dy binjakët, Princesha Gabriella dhe Princi Jacques që mbanin në duar pankartat ku shkruhej: “Na mungon mami” dhe “Të duam mami”.

 

Albert tha se Charlene ka pasur nevojë për trajtim mjekësor në spital pas kthimit të saj nga Afrika e Jugut, ku u shërua nga operacioni i sinusit.

“Duke luftuar me shëndetin e dobët gjatë muajve të fundit, Princesha aktualisht është duke u shëruar dhe do të vazhdojë kështu për javët e ardhshme, duke i lënë kohën e saj të rikuperohet nga një gjendje e lodhjes së përgjithshme të thellë”, thuhet në një deklaratë.

Megjithatë, qarkullojnë fjalë se princesha u largua drejt Afrikës ku dhe u sëmur, pas një tradhëtie të princit Albert, të cilën nuk e kapërdiu dot. Ai këmbënguli për People se “këto nuk janë probleme brenda marrëdhënies sonë; nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis burrit dhe gruas. Është e një natyre tjetër.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF