KreuCelebrity

Nuk zhgënjen asnjëherë, Kate Middleton shkëlqen në “Royal Variety”

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, u shfaq këtë të enjte në performancën e “Royal Variety” me një model të ri flokësh dhe fustan elegant të ricikluar, duke i mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.

Kate, 39 vjeçe, dukej jashtëzakonisht bukur e veshur me një fustan të gjelbër me xixa të dizejnuar nga Jenny Packham, të cilin e veshi për herë të parë në një turne në Pakistan në vitin 2019.

Ndërkohë Princi William kishte zgjedhur një xhaketë smoking blu prej kadifeje, e cila shoqërohej me një këmishë të bardhë, pantallona të zeza dhe një papijon të zi.

Duka dhe dukesha ndoqën shfaqje nga shumë personazhe të famshme, duke përfshirë muzikë të luajtur nga: Years & Years, James Blunt, Elvis Costello, Gregory Porter dhe Anne-Marie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF