Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.
Partnerja e Ledrit është shumë aktive në rrjetin e saj social, ku shpesh publikon momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instastory nga një ambient me fustane nusërie, duke ngritur aludime në këtë mënyrë se ata po bëhen gati për dasmë..
Sara tashmë ka hapur edhe vlogun e saj në “YouTube”, ku në videon e fundit iu përgjigj fansave dhe një ndër pyetjeve më shpeshta ishte, “A do të bëni dasmë dhe si do e bëni?”.
“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, por nuk e kemi vendosur akoma a do të bëjmë një dasmë shumë të madhe, apo do të bëjmë një dasmë të vogël, private, modeste dhe të thjeshtë, siç dua unë”, u përgjigj ajo.